Një ngjarje që po merr dimensione thriller ka ndodhur në Loutraki, Greqi ku një 17-vjeçar shqiptar u dërgua në spitalin e Korinthit gjatë natës me plagë nga thika dhe ndërroi jetë.
Të premten në mëngjes, një mik i tij 19-vjeçar u transportua në të njëjtin spital po me plagë nga thika dhe iu nënshtrua një operacioni.
Sipas informacioneve, 17-vjeçari Aleks Vangjeli kishte shkuar i plagosur në shtëpi pa treguar asgjë për familjarët. Vëllai i tij vuri re gjendjen e keqe dhe e transportoi në spitalin e Korinthit, ku humbi jetën. Hetimet tregojnë se më parë ai ishte në një zonë të izoluar pranë rrugës periferike të Loutrakit, por ende nuk është e qartë se çfarë ndodhi aty.
Sipas mediave greke, 19-vjeçari i plagosur ka deklaruar për policinë se 17-vjeçari ishte sulmuar nga një person i caktuar, dhe autoritetet po kryejnë hetime për të identifikuar këtë individ. Aktualisht, një person është duke u marrë në pyetje nga policia.
Pak para orës 12:00 të së premtes, 19-vjeçari u operua në spitalin Sotiria për plagët në bark dhe po mbahet nën kujdesin e kirurgjisë. Ai i tha mjekëve se 17-vjeçari i vrarë ishte miku i tij i ngushtë.
“Nuk di gjë ende, po flija kur më morën. Për vogëlushin që ndërroi jetë, e mësova rrugës për këtu. Ishte shok i ngushtë i djalit tim. Kush mund të vrasë një fëmijë dhe të tentojë të vrasë një tjetër? Nuk e di…”, tha nëna e 19-vjeçarit të plagosur.