Gurorja e Çaushit po shkatërron dy fshatra në Tiranë, mbrohet nga socialisti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.02.2026, 13:31

Banorët e fshatrave Herraj dhe Rradhesh në Tiranë denoncojnë se një gurorë po shkatërron tokat dhe mjedisin lokal duke punuar jashtë zonave të lejuara. Sipas tyre, aktiviteti i gurores po dëmton ullishtet, shtëpitë dhe burimet e ujit të fshatit, ndërsa autoritetet lokale dhe policia nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar veprimet e paligjshme.

Sipas banorëve, ish-banori i fshatit, Edjon Hoxha socialist i flaktë i akuzuar për kultivim drogë, por i lirë falë PS-së, ka bashkëpunuar me pronarin e gurores, Adhurim Çaushi, për të penguar komunitetin të ndalojë punimet. Çaushi e ka marrë lejen që nga qershori i vitit 2017 nga ministri i Mjedisit, asokohe Lefter Koka. Banorët akuzojnë se ky bashkëpunim ka krijuar një situatë ku veprimet e paligjshme mbeten të pandëshkuara, ndërsa banorët mbeten të pafuqishëm për të mbrojtur pronën e tyre dhe mjedisin.

Banorët e shqetësuar kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore, ministria e mjedisit, policisë për të ndaluar shkatërrimin dhe për të mbrojtur dy fshatrat. Ata theksojnë se aktiviteti i gurores dhe ndikimi i personave me lidhje politike ka krijuar një precedent shqetësues për ligjin dhe sigurinë e banorëve të fshatrave Herraj dhe Rradhesh në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit