Banorët e fshatit Algjinaj, në komunën Shezë, bashkia Peqin, denoncojnë gjendjen skandaloze të rrugës kryesore të fshatit, e cila ka vite që nuk është mirëmbajtur.
Sipas tyre, rruga është e dëmtuar rëndë, me gropa të shumta, baltë në dimër dhe pluhur në verë, duke e bërë pothuajse të pakalueshme për banorët.
Situata krijon vështirësi serioze për lëvizjen drejt punës, shkollës apo për situata emergjente shëndetësore. Automjetet dëmtohen vazhdimisht, ndërsa në ditët me shi rreziku rritet ndjeshëm.
Banorët tregojnë se, edhe pse janë bërë ankesa të shumta pranë bashkisë, nuk ka pasur asnjë reagim apo investim konkret nga autoritetet. Ata raportojnë se ndonjëherë vetë përpiqen të rregullojnë pjesërisht rrugën pasi ndërhyrjet e institucioneve janë minimale ose të pakta.
Banorët kërkojnë që ky problem të bëhet publik dhe që institucionet përgjegjëse të marrin masat e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, Po ju shkruaj për të denoncuar gjendjen skandaloze të rrugës së fshatit Algjinaj, në komunën Shezë, bashkia Peqin. Kjo rrugë është në gjendje shumë të keqe prej vitesh dhe nuk është marrë asnjë masë konkrete nga institucionet përgjegjëse.
Rruga është e dëmtuar rëndë, me gropa të shumta, baltë në dimër dhe pluhur në verë, duke e bërë pothuajse të pakalueshme për banorët. Banorët hasin vështirësi serioze për të lëvizur, për të shkuar në punë, shkollë apo për raste emergjente shëndetësore. Automjetet dëmtohen vazhdimisht dhe në ditët me shi situata bëhet edhe më e rrezikshme.
Edhe pse janë bërë ankesa të shumta, deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim apo investim nga ana e bashkisë. Kërkojmë që ky problem të bëhet publik dhe autoritetet të marrin përgjegjësinë që u takon.
Ju lutemi ta publikoni këtë denoncim që zëri i banorëve të fshatit Algjinaj të dëgjohet dhe të merret një zgjidhje sa më parë. ju lutem Faleminderit.
Edhe tani qe isht shembur nuk ishte be has nje lloj nderhyrje..thjesht shkuan e pane edhe has nje lloje pune, banoret marrin lopatat dhe e rregullojne vete