Spitali i Lushnjes si në mesjetë, pacientët kurohen mes mykut dhe lagështirës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.02.2026, 13:06

Në një vend ku shëndetësia publike duhet të jetë streha e fundit për qytetarët në nevojë, realiteti i denoncuar në Spitali i Lushnjës ngre shqetësime serioze. Një qytetar ka bërë publik përvojën e tij, duke përshkruar mungesë informacioni dhe komunikimi nga ana e stafit mjekësor, si dhe kushte të rënda infrastrukturore brenda ambienteve të spitalit.

Sipas denoncimit, në mure dallohet lagështia dhe myku, elementë që përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e pacientëve. Për një institucion që duhet të garantojë standarde higjieno-sanitare dhe siguri maksimale, këto pamje janë alarmante. Pacientët nuk mund të kërkojnë shërim në ambiente që vetë mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre.

Përgjegjësia për këtë situatë shkon përtej drejtuesve lokalë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrja Evis Sala duhet të japin shpjegime për gjendjen e spitaleve publike dhe për mungesën e investimeve të dukshme në terren. Deklaratat për reforma dhe modernizim nuk mjaftojnë kur qytetarët përballen me realitetin e lagështisë, mykut dhe mungesës së transparencës. Shëndetësia publike kërkon llogaridhënie, kontroll dhe ndërhyrje të menjëhershme – jo justifikime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit