Lehona me hemoragji, familjarët akuzojnë mjekët e maternitetit të Korçës për braktisje dhe ryshfet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2026, 11:46

Një qytetare nga Korça ka denoncuar në redaksinë tonë kushtet dhe trajtimin maternitetin e Korçës, duke e cilësuar situatën si “katastrofike” dhe duke ngritur shqetësime serioze për neglizhencë mjekësore.

Sipas saj, një e afërme ka lindur dy ditë më parë në këtë maternitet dhe, pas lindjes, ka përjetuar komplikacione të rënda shëndetësore, përfshirë hemorragji dhe rritje të tensionit. Qytetarja pretendon se mjeku përgjegjës është larguar nga spitali ndërkohë që pacientja ndodhej në gjendje të rënduar, ndërsa ndërhyrja e stafit mjekësor ka ardhur vetëm pas insistimit dhe ngritjes së zërit nga familjarët.

Ajo shton se pacientja është lënë për disa orë pa trajtimin e duhur, ndërsa pretendon se placenta nuk është hequr në kohë, çka ka përkeqësuar gjendjen e saj shëndetësore. Sipas denoncimit, vetëm pas përkeqësimit të situatës dhe reagimit të fortë të familjarëve, mjeku është rikthyer për të ndërhyrë.

Po ashtu, qytetarja ngre dyshime edhe për trajtimin e foshnjës së porsalindur, duke pretenduar se mund të jetë dëmtuar në momentin e lindjes dhe se familjarët janë përballur me mungesë informacioni dhe kujdesi të duhur nga ana e stafit.

Një tjetër akuzë e rëndë lidhet me pretendimin për marrje ryshfeti nga personeli mjekësor, përkundër pagesave të kryera, duke shtuar se shërbimi i ofruar ka qenë i papërshtatshëm dhe i pakujdesshëm.

Qytetarja u bën thirrje të gjitha nënave dhe familjarëve që të tregojnë kujdes të shtuar nëse zgjedhin të lindin në këtë maternitet, ndërsa kërkon reagim dhe verifikim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse shëndetësore për të zbardhur rastin dhe për të marrë masa nëse konstatohen shkelje.

Denoncimi i qytetares:

Prsh dhe pune te mbare !ju lutem! A mund ta postoni kete vidjo sepse eshte urgjente!!! Ne martenitetin e korces eshte shum katastrofe nje e afermja ime pa e bere publike si person lindi pardje dhe ne kushtet e martenitetin e korces ishin 0.ma kane tortuaruar te afermen time ne menyr cnjerzore sa desh vdiq. Ju rrit tensioni dhe infermieret dhe doktori kryesor nuk dinin asgje te benin por e mbanin te afermen time me genjeshtra ja dhe pak dhe pak dhe si perfundim e lan atje per 3 ore. Pasi lindi dhe ajo pati hemoragji dhe doktori e pa vetem nje her dhe infermieret e torturuan doktori e la ne ate gjendje dhe iku ne shtepi kur zonja ne fjal qe lindi ishte shum keq. Infermieret e lajmruan doktorin sepse une e bera shum te madhe atje dhe me e forta eshte se akoma nuk e dime por ne momentin qe lindi cuni me duket se e kan terhequr keq nga krahu dhe bebi tani sa te ritet duet ta shikojme si do reagoj. Atje na thane ska gje dhe zonjen qe lindi e lan me hemoragji dhe placenten ja lan brenda derisa ajo u be me keq dhe mezi shpetoi dhe vetem ngritja e zerit tim atje e beri qe te reflektoheshin infermieret dhe doktori. Mund ta shikoni dhe gjendjen e martenitetit si eshte nga brenda kur te gjithe thone qe u be martenitet i ri komod ja pra si esht nga brenda ..me falni qe u zgjata por jam shum keq shpirterisht. prandaj dua dhe te gjitha nenat dhe familjaret e tyre te marin masa sepse dhe ryshfet moren nga ne dhe asgje ...ju lutem me zemer publikojeni pak jam nga korca une qe e kerkoj kete gje

Mjeku e E la te afermen time keq me tension me hemoragji dhe iku ne shtepin e tij. Vetem kur ngrita zerin une e lajmeruan qe erdhi sepse dhe e afermja ime u be me keq qe mori dhe ryshfet te madhe si ai dhe infermjeret. Dhe bebin e ftuan duke e lar me uje te ftot sot dhe se imfermjeret ne martenitetin e korces nuk duan tja din tn kush mban pergjegjsi per beben 3 ditshe me ilace 50 mij lek??e me shum

Prandaj ju bej thirje gjith nenave qe do shkojne per lindje ne martenitetin e korces te ken kujdes me veten e tyre dhe bebat qe sjellin ne jete sepse atje behet kasapan dhe nuk mban askush pergjegjsi me besoni jam shum e stresuar dhe shqetsuar per kete fakt jan ber doktoret dhe infermieret si ujqer po nuk dhe ryshfet nuk te zen me dore ..dhe keto gjera duhet ti shikojne kryeministri i shendetsise dhe kush mer pjes ne te per kete fakt

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit