Drejtësia vret dy herë lypësin 7-vjeçar, lë jashtë qelisë shoferët që i morën jetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.02.2026, 11:38

Pas aksidentit tragjik në Kthesën e Kamzës, ku një 7-vjeçar humbi jetën duke lypur në rrugë, Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të cilët u përfshinë drejtpërdrejt në ngjarje, janë liruar nga qelia dhe tani ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak. Prokuroria kishte kërkuar vijimin e arrestit në burg, por gjykata duket se ka preferuar një “masa më e butë”, ndonëse i mituri nuk jeton më për të parë drejtësinë.

Në dëshminë e tyre përpara trupës gjykuese, të dy kanë pohuar se nuk e panë fare 7-vjeçarin në momentin e përplasjes. Shukulli tha se ndaloi për të dhënë disa para që i ranë në tokë, por nuk e pa fëmijën, ndërsa Koltraku tha se nuk kishte pamje për shkak të pozicionit pas foristradës. Një tragjedi që mund të kishte shmangur vdekjen e fëmijës, sipas tyre, ishte thjesht një “mospamje aksidentale”.

Kjo ngjarje lë pas një ironi të hidhur, dy persona që i morën jetën një të mituri tani gjenden jashtë qelisë, ndërsa shoqëria dhe familja e vogëlushit përballen me dhimbjen e pakthyeshme. Nga kamera e sigurisë duket se paratë që i ranë fëmijës u shndërruan fatale në pak sekonda, duke bërë që ligji dhe ndjenja e përgjegjësisë të duket e largët dhe e ngathët për ata që e shkaktuan këtë tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit