S’ndalet rritja, çmimi i ndërtimit në ngritje të vazhdueshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2026, 10:13

Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit (IKN) në Kosovë ka shënuar rritje në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2025, duke reflektuar një trend të vazhdueshëm të shtrenjtimit në sektorin e ndërtimit.

Sipas të dhënave zyrtare, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2025, IKN-ja është rritur për 0.5%. Ndërkohë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2024), rritja arrin në 3.5%, duke treguar presion të vazhdueshëm mbi këtë sektor strategjik të ekonomisë.

TM4 2025 krahasuar me TM3 2025 – Rritje 0.5%

Rritje u shënua te:

Transporti: 3.5% Pagat: 1.2% Kostot tjera: 1.2% Materialet: 0.3% Energjia: 0.2% Zbritje kishte vetëm te makineritë (-0.1%).

TM4 2025 krahasuar me TM4 2024 – Rritje 3.5%

Rritjet më të theksuara vjetore u regjistruan te:

Energjia: 9.8% Pagat: 8.1% Kostot tjera: 5.3% Transporti: 4.4% Materialet: 2.6% Ndërsa makineritë shënuan rënie prej -0.4%.

Rritja e theksuar e energjisë dhe pagave po konsiderohet si faktor kyç në shtrenjtimin e përgjithshëm të ndërtimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e projekteve ndërtimore dhe potencialisht edhe në tregun e banesave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit