Zhegrova drejt largimit? Riorganizim te Juventusi pas eliminimit nga Champions

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.02.2026, 10:16

Edon Zhegrova mund të jetë një nga emrat që do t’i japë lamtumirën Juventus gjatë merkatos së verës. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit bardhezi kanë vendosur të ndërhyjnë thellë në repartin ofensiv, pas një sezoni që nuk përmbushi pritshmëritë dhe që u vulos nga eliminimi në UEFA Champions League. Duket se vera do të sjellë spastrime dhe rikonceptim të sulmit.

Në qendër të këtij riorganizimi është trajneri Luciano Spalletti, i cili pas një takimi me drejtuesit ka konfirmuar vazhdimësinë e projektit deri në vitin 2028. Megjithatë, vazhdimësia e tij në stol nuk do të thotë stabilitet për të gjithë lojtarët. Përveç Zhegrovës, në listën e largimeve të mundshme përmenden edhe Openda dhe David. Ndryshimet pritet të prekin çdo repart, por pa shkuar drejt një revolucioni total në skuadër.

Objektivat e merkatos janë të qarta: një qendërsulmues me instinkt goli, një mesfushor që t’i shtohet boshtit ku konsiderohen të paprekshëm Locatelli dhe Thuram, si dhe një mbrojtës i nivelit të lartë për të garantuar siguri prapa. Në tryezë është edhe mundësia e largimit të njërit prej portierëve aktualë, duke parë luhatjet e tyre gjatë sezonit. Vera në Torino pritet të jetë e nxehtë, dhe jo vetëm për shkak të temperaturave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit