Haradinaj u përgjigjet spekulimeve për shëndetin: Jam në top-formë, e kaloj edhe testin e marinsave amerikanë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2026, 10:02

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth spekulimeve publike për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë se është në formë të mirë fizike dhe se nuk ka asnjë problem që do ta pengonte në angazhimet politike apo personale. Haradinaj tha se mund ta kalojë pa problem edhe testin e rekrutimit për marinsat amerikanë. Pretendimet me gjendjen shëndetësore të Haradinajt lidhen me vendimin e tij të mëhershëm për të mos kandiduar më për kryetar të AAK-së.

“Unë e kaloj testin e rekrutit. Sot mundem me hy në marinsave amerikan, e kaloj testin e rekrutëve. Me shëndet jam shumë mirë. Jam prej atyre që ka një disiplinë të jashtëzakonshme, jetoj si ushtar. Çdo ditë e filloj me një orë sport”, ka thënë Haradinaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit