Ishte larguar dje nga shtëpia, trupi i pajetë i 58-vjeçares nxirret nga lumi Osum

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2026, 10:01

Trupi i pajetë i një gruaje 58-vjeçare është gjetur në Berat, ndërsa dyshohet se ajo është vetëmbytur në lumin Osum.

Sipas policisë, familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

Të afërmit kanë deklaruar se 58-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 19:00.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëmbytur në lumë.

Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa, dje, rreth orës 19:00. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit