Krasniqi: Fatmir Limaj, personi më adekuat për president të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2026, 09:58

Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka dhënë një emër të ri për postin e presidentit.

Sipas tij, njeriu adekuat për t’u bërë president është Fatmir Limaj.

“Z. Limaj është një nga figurat më unifikuese të skenës politike në Kosovë, gjithashtu personalitet i njohur në jetën politike dhe historike të Kosovës. Gjatë luftës së viteve 1998–1999 ai ishte ndër komandantët më të shquar në kuadër të Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shkroi ai.

“Andaj ftojë pozitë dhe opozitë që ta zgjedhin për president të Kosovës njeriun unifikues, i dëshmuar në gjdo etap të zhvillimeve politike në Kosovë”, tha Krasniqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit