Socialistët e Fierit dedikim prekës për Belën: Të jemi mirënjohës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.02.2026, 09:54

Në Fier ka plasur zia dhe drama si në serial turk. Pas largimit të Belës nga posti, rrjetet sociale janë mbushur me video me muzikë në sfond dhe me statuse që të bëjnë të mendosh se ka rënë kiameti. Faqja e Partisë Socialiste Qarku Fier i ka bërë një dedikim të ndjerë Belës, me video nga inspektimet e saj në rrugët e shembura sot, shoqëruar me këngën “Perfekt, dreqi ta hajë”

Video-ja shoqërohet me një mesazh: ““Saktësisht siç thotë kënga: ‘Mos u ndje kurrë si të jesh më pak se perfekt.’ Mirënjohja për ty nuk do të mbarojë kurrë!”, që në përkthim socialistësh do të thotë: “Mbaje kokën lart moj bijë, se ti je yll edhe pa post.” Fierakët socialistë përpos të tjerave shquhen dhe për këto dedikime të ndjera.

Në këngën e përzgjedhur, vargjet flasin për dikë të keqkuptuar, të nënvlerësuar, të vendosur gabim, por që prapë qëndron në këmbë. Dhe këtu fillon interpretimi popullor, “E hoqën, po s’e mposhtën.” Në fund, mesazhi i këngës është për vetëbesim, po tek ne u kthye në himn shkarkimi. Politika bën të vetën, ndërsa Fieri në lot bën montazhe me zemra dhe filtra dhe dedikime zemre për Belindën e Partisë Socialiste, të akuzuar për abuzime me tendera dhe që rrezikon 35 vite burg!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit