Nga zyrat e Ballukut te karrigia e Ministrit: Kush është Ermal Nufi, “ushtari” i ri i Mbrojtjes

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.02.2026, 22:01

Edi Rama ka larguar Belinda Ballukun nga qeveria, por duket se është kujdesur që "hija" e saj të mbetet më e fortë se kurrë në kabinet. Emërimi i Ermal Nufit në postin e Ministrit të Mbrojtjes është dëshmia e qartë se besnikët e ish-zv.kryeministres po promovohen në pikat më nevralgjike të shtetit. Nufi, i cili deri dje mbante detyrën e Drejtorit të Kabinetit të Ballukut, tashmë do të drejtojë ushtrinë dhe mbrojtjen e vendit.

Një karrierë nën "ombrellën" e Belindës

Ermal Nufi nuk është një emër i panjohur në korridoret e pushtetit, sidomos aty ku vendosen fatet e investimeve të mëdha. Megjithëse në moshë të re, ai ka arritur të koleksionojë një numër të lartë postesh kyçe, pothuajse të gjitha nën varësinë direkte të Ballukut:

  • Këshilltar Ligjor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (2021).
  • Kryetar i Bordit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) – pikërisht institucioni që sot akuzohet për rrugët që shkërmoqen.
  • Anëtar i Këshillit të Kadastrës dhe Kryetar i Bordit të Agjencisë së Informacionit Gjeohapësinor.

Juristi që do të drejtojë ushtrinë

Me një sfond akademik në drejtësi (diplomuar në vitin 2010) dhe përvojë si avokat e pedagog i jashtëm, Nufi vjen në krye të Mbrojtjes pa asnjë lidhje organike me sektorin ushtarak. Kalimi i tij nga drejtimi i bordeve të rrugëve dhe kadastrës drejt Ministrisë së Mbrojtjes shihet nga skeptikët si një lëvizje strategjike e Ramës për të mbajtur modelin e Ballukut gjallë, duke ricikluar stafin e saj të ngushtë në poste ministrore.

Ndërsa Shqipëria përballet me sfida të sigurisë dhe nevoja për modernizim të forcave të armatosura, mbetet për t'u parë nëse Ermal Nufi do të jetë një ministër i mbrojtjes së vendit apo thjesht një "këshilltar ligjor" i deleguar për të ruajtur ekuilibrat e brendshëm të Partisë Socialiste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit