Gjermania prezanton “insektet bionike” për përdorim ushtarak: Teknologjia që bashkon organizmat e gjallë me AI

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.02.2026, 22:54

Në Gjermani janë prezantuar prototipe të ashtuquajtura “insekte bio-elektronike”, të zhvilluara për qëllime ushtarake. Projekti është realizuar nga kompania SWARM Biotactics, e cila ka krijuar një teknologji që ndërthur organizma të gjallë me ndërfaqe nervore, sensorë dhe inteligjencë artificiale.

Sipas prezantimit të kompanisë, këto sisteme kombinojnë insekte reale me pajisje mikroelektronike që mundësojnë kontroll, mbledhje të dhënash dhe transmetim informacioni në kohë reale. Në thelb, ato shndërrohen në platforma të vogla autonome për zbulim dhe mbikëqyrje.

Projekti, sipas burimeve të kompanisë, ka kaluar nga faza konceptuale në aplikim brenda një viti, ndërsa janë kryer edhe testime në terren.

Pse konsiderohen avantazh ndaj dronëve?

Zhvilluesit theksojnë disa përparësi krahasuar me dronët tradicionalë:

-Lëvizshmëri e lartë në terrene të vështira

-Nivel shumë i ulët zhurme

-Akses në hapësira të ngushta ose të paarritshme për pajisjet klasike fluturuese

Teknologji të tilla pritet të përdoren kryesisht për misione zbulimi në zona urbane apo ambiente ku dronët mund të jenë lehtësisht të dallueshëm.

Megjithatë, prezantimi i “insekteve bionike” ka hapur edhe debat mbi aspektet etike dhe rregullimin e përdorimit të teknologjive që ndërthurin organizma të gjallë me sisteme ushtarake.

Zhvillimi tregon se gara për teknologji gjithnjë e më të padukshme dhe të sofistikuara në fushën e mbrojtjes po hyn në një fazë të re.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit