Sot Rama lëshoi zyrtarisht Belinda Ballukun. E para femër që drejtësia duket se nuk do ta kursejë, pasi pasuritë e të cilës kalojnë ato të çdo individi të gjinisë mashkullore në qeveri e përballë këtij mali me para publike të vjedhura vështirë të mbyllësh një sy...
Aq sa edhe vetë lideri suprem u detyrua ta bënte kokë turku për të shpëtuar dinjitetin e partisë. Pavarësisht se ka deklaruar se kjo e funsit i ka kërkuar 3 herë dorëhejen dhe s'ia kishte pranuar, përfundoi duke e shkarkuar...
Bashkë me Ballukun, që të mos "fërkonte barkun", edhe Elisa Spiropali përfundoi e shkarkuar. Rivalja e Ballukut për vëmendjen e Ramës të cilës iu bë më së shumti qejfi kur SPAK e mori nën hetim, ka ngrënë sot kumbullat e tharta. Thumbat publikë të sindromës "Zot" për të cilën i referohej Ballukut, duket se i kushtuan edhe Spiropalit, në një lëvizje që ruan balancat e xhelozive femërore në parti.
Për të mos mërzitur Belën, Rama hoqi qafe edhe Spiropalin... Manastirliu ka mbetur në harresë, dhe e vetmja nga grupi i "konkubinave" që i ka rezistuar kohës është Kumbaro, mbase prej faktit se i përngjan një komunisteje të vjetër të bindur.
Albana Koçiu është e sapoemëruara e Ramës, e njëvlefshme me një kukull firmosëse me fije që e lëviz si të duash.