Një qytetar, banor në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë, ka denoncuar bllokimin e një kanali kullues, i cili sipas tij ka rreth dy vite e gjysmë deri në tre vite në këtë gjendje.
Ai thotë se problemi është raportuar edhe pranë Bashkisë Vlorë, përfaqësues të së cilës kanë shkuar në terren për ta parë situatën, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e tij.
Qytetari shprehet i shqetësuar për neglizhencën dhe mungesën e reagimit nga institucionet përgjegjëse, ndërsa kanali vijon të mbetet i bllokuar, duke sjellë shqetësime për banorët e zonës.
Denoncimi i qytetarit:
Si kaluat po pate munci publikohen i pak kete kanalin ne lagjen uje ftote Vlore ka 2 vjet e gjysme gati 3 vjet i bllokuar. Bashkia ka ardhur e ka pare dhe s merr asnje mase, flen gjume sot e kesaj dite