Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, humb jetën 49-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.02.2026, 15:22

Një 49-vjeçar me inicialet K.GJ ka humbur jetën sot në Shkodër, pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga çatia e banesës së tij në fshatin Grudë e Re. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, ndërsa familjarët e dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 49-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, dyshohet se rënia ka qenë aksidentale, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Autoritetet po analizojnë vendngjarjen dhe po mbledhin prova për të përcaktuar mënyrën dhe shkakun e rënies.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit