Njihuni me Luçianën, burrneshën e Rrjollit që bllokon fadromat e oligarkut Baç Ulaj

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.02.2026, 16:21

Në një kohë kur banorët e zonës së Rrjollit po përballen me pretendime dhe ndërhyrje që i konsiderojnë të padrejta mbi pronat e trashëguara, një emër po spikat çdo ditë në vijën e parë të qëndresës dhe është pikërisht një grua e quajtur Luçiana Kokaj.

E kthyer nga emigrimi, ajo ka zgjedhur të mos heshtë përballë asaj që e cilëson si grabitje të tokave të të parëve nga oligarkët. Prej ditësh, Luçiana është mes qindra banorëve që dalin çdo mëngjes në terren dhe qëndrojnë deri në mbrëmje, duke protestuar dhe duke kërkuar mbrojtjen e pronës së tyre.

Aktive, e artikuluar dhe e vendosur, ajo është kthyer në një figurë qendrore të kësaj lëvizjeje qytetare. Sipas banorëve, në disa raste ka shkuar deri aty sa ka ndaluar makineritë që punonin në zonë, duke nxjerrë shoferët nga mjetet dhe duke u marrë çelësat për të penguar vijimin e punimeve.

Për shumë prej protestuesve, Luçiana Kokaj përfaqëson simbolin e rezistencës dhe guximit në ditë të vështira. Qëndresa e saj po shihet si një mesazh i qartë se toka e trashëguar nuk negociohet dhe se komuniteti është i gatshëm të mbrojë të drejtat e veta me çdo mjet ligjor dhe qytetar.

Banorët kërkojnë që rasti i tyre të mos mbetet në heshtje dhe apelojnë për vëmendje institucionale, transparencë dhe zgjidhje të drejtë për çështjen e pronave në Rrjoll.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit