Belinda Balluku nuk po merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të vendoset nëse do t’i jepet SPAK leja për ta arrestuar. Mbledhja nisi me një fjalim të Edi Rama, i cili u ankua për arrestimet masive të prokurorëve, kontrollet e natës së Vitit të Ri dhe, natyrisht, për vendimin e gjykatësve që e pezulluan Ballukun.
Retorika e Ramës duket se ka ndryshuar 180 gradë krahasuar me disa muaj më parë, kur ia bëri të qartë socialistëve se kritikat ndaj drejtësisë nuk do të ishin të lejuara tani duket se drejtësia duhet të pretendohet e ligjëruar sipas axhendës së tij.
Që nga marrja e statusit të pandehur, Balluku ka folur vetëm një herë në parlament dhe duket se e ka kuptuar strategjinë, hesht, dhe le të flasë Edi Rama për të, fundja mbrojtja e Ballukut është mbrojtje e Ramës. SPAK thotë se akuzat për shkelje të barazisë në tendera mund t’i sjellin 35 vjet burg në total, por Rama sërish e mbron.
Bojkoti i sotëm i Ballukut duket se është pjesë e skemës, ajo nuk flet, Rama flet për të mbrojtur veten përmes edhe mbrojtës së Ballukut! Nëse dikush mendon se kjo është për të mbrojtur drejtoreshën e energjisë, gabon, kjo është shfaqja ku kryeministri mbron veten.