Pasi e përdori dhe e lëshoi nga mbrojtja dhe e flakën në rrugë, duke mos vepruar njësoj si me Lindën e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, Edi Rama edhe sot i ka qarë hallin Lindës së AKSHI-t, duke e përshkruar me lot sysh si vajzën e thjeshtë që jeton me qira dhe nuk ka makinë për të ngarë. “Po sikur Linda Karçanaj të jetë thjesht një vajzë që punon dhe nuk ka asgjë përveç shtëpisë me qira?” u shpreh Rama, duke e bërë çështjen të duket më shumë si dramë rrugësh sesa si proces gjyqësor.
Ndërkohë, SPAK e ka akuzuar Lindën për shkelje të barazisë në tendera dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal, duke e kthyer emrin e saj në tituj alarmant mediatikë. Por Rama u përqendrua tek ajo që sipas tij nuk shihet, vajza që punon pa orar, që nuk nget makinë dhe që duhet të trajtohet si njeri, jo si “kriminele me bombë në çantë”.
Me ironi të plotë, Kryeministri kujtoi “tenxheret mbi kurriz” dhe “bombat artizanale” që shpikën kundërshtarët, vetëm për të treguar absurditetin e historisë. Ai e përshkroi Lindaa-n si një figurë të pafajshme, të varfër dhe të ndershme, njësoj si ato heroinat e përrallave që gjykojnë gabim vetëm sepse jetojnë me qira dhe nuk kanë makinën e luksit një detaj që, sipas tij, ndryshon krejt mënyrën se si duhet ta shohim këtë çështje.