Rama jep leksione morale dhe citon libra të shenjtë për të mbrojtur Ballukun

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.02.2026, 12:05

Në vazhdën e sulmeve ndaj sistemit të drejtësisë, Kryeministri Edi Rama akuzoi prokurorët se po ndërhynin në mënyrë të padrejtë në çështjet e qeverisjes, duke kërkuar arrestime për socialistë të dyshuar për korrupsion dhe duke prerë urdhëra-arreste sipas interesave të tyre.

Në fjalimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama mori rolin e shenjtorit moral, duke u shprehur se “Mos ja bëj dikujt atë që s’duan të ta bëjnë ty, thonë librat e shenjtë”. Kryeministri argumentoi se “100 fajtorë jashtë janë më mirë sesa një i pafajshëm prapa hekurave", duke u përpjekur të justifikojë heshtjen dhe mbrojtjen e individëve të dyshuar brenda partisë së tij.

Rama përdori shprehje të shenjta për të mbështetur një politikë që duket se nënvlerëson seriozitetin e hetimeve dhe rregullat e ligjit. Mes paralajmërimeve dhe “leksioneve morale”, mbledhja shërbeu më shumë si një platformë për të relativizuar kërkesat e SPAK dhe për të kritikuar prokurorët, sesa për të diskutuar seriozisht mbi korrupsionin dhe përgjegjësinë.

Tonet ironike dhe kritike që lëshoi Rama ngrenë dyshime mbi neutralitetin e qeverisë dhe rrezikojnë të bëjnë nga drejtësia një lojë politike për mbrojtjen e aleatëve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit