Gëzimi kujtohet vetëm për zgjedhje, uji derdhet rrugëve të Maliqit nga tubacionet e prishura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.02.2026, 11:44

Banorët e fshatit Plasëbashkinë Maliq raportojnë se një tubacion i dëmtuar po shkakton derdhje uji në rrugë që prej tre muajsh, pa patur asnjé ndërhyrje nga autoritetet lokale.

Një qytetar i cili i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar vonesën e riparimeve, ka shprehur pakënaqësi për reagimin e ngadaltë të bashkisë dhe duke aluduar se ndërhyrjet ndodhin vetëm në afërsi të periudhave elektorale.

Sipas banorëve, derdhja e ujit jo vetëm që krijon pengesa në qarkullim, por rrit edhe rrezikun e dëmtimeve të infrastrukturës rrugore. Ata i bëjnë thirrje autoritetet lokale për të dhënë një përgjigje zyrtare për këtë problem.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq bashkia maliq ne fshatin Plase ka kte problem me nje tubacion ka 3 muaj qe nuk e regullon mund ta publikosh per gezim topciun qe vjen vetem kur esht koha e votave. Uji derdhet ne rruge

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit