Rama: Drejtësia e re lajthitje, fletë-arrestet për socialistët biletë teatri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.02.2026, 11:38

SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku për çështje të rëndësishme hetimore, por Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca vijojnë të sulmojnë prokurorët dhe sistemin e drejtësisë, duke e paraqitur kërkesën e SPAK si një akt politik.

Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “Shqipëria në BE është histori”, ndërkohë që nuk la pa kritikuar prokurorët. Sipas tij, disa janë bërë pjesë e një “lëvizjeje sportive” për mandatin e ardhshëm të SPAK, duke prerë fletë-arreste në tufë dhe duke e kthyer drejtësinë në një lloj teatri ku të gjithë aktorët marrin bileta, pa e ndalur mendjen tek serioziteti i çështjeve.

Rama ironizoi situatën duke thënë se numri i fletë-arresteve është kaq i lartë saqë i ngjan biletave të teatrove, duke lënë të kuptohet se disa prokurorë preferojnë spektaklin personal mbi detyrën. Ai përmendi rastin e Durrësit, ku sipas tij vetëm një prokuror nuk i pretë fletë-arrest vetes, duke nxjerrë në pah absurditetin e situatës dhe mungesën e përgjegjësisë në sistemin e drejtësisë.

Siç duket Rama nuk fsheh hipokrizinë dhe sulmet ndaj prokurorëve të SPAK të cilët në mbledhjen e fundit të këshillit të Mandateve u shprehën se kriminelë në emër të Belindës kanë kërcënuar njerëzit e drejtësisë, teksa shtuan janë gjetur fakte të reja që akuzojnë Ballukun e cila rrezikon deri në 35 vite burg.

Ai tha se aksush nuk duhet të merret me lajthitjen e drejtësisë së re.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit