SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes, trafikant droge

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.02.2026, 11:23

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar një apartament në Qerret, Kavajë, në pronësi të shtetasit kosovar Shemsi Bahtiri, ish-anëtar i lëvizjes Vetëvendosja. Bahtiri u arrestua nën dyshimet për trafik droge, pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC, informacion që u sigurua nga autoritetet franceze, ndërsa po hetohet edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përfshirje në aktivitet të paligjshëm të drogës.

Sekuestrimi i pasurisë u krye në bashkëpunim me autoritetet kosovare, pasi dyshohet se paratë e fituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në prona dhe pasuri të paluajtshme. SPAK ka kryer verifikime edhe për dy të dyshuar të tjerë, ndërsa nga këqyrja e Qendrës Kombëtare të Biznesit u zbulua se Bahtiri zotëron subjekti “DAIMAN” sh.p.k., me objekt veprimtarie “Shitblerje e pasurive të paluajtshme”, i regjistruar më 11.03.2025, si dhe apartamentin në Qerret, tashmë të bllokuar nga SPAK.

Shemsi Bahtiri akuzohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, blerje, posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, si dhe pastrim parash. Arrestimi i tij u realizua gjatë operacionit të koduar “Qielli i Thyer”, ku u sekuestruan lëndë narkotike, shuma të konsiderueshme parash, armë, laptopë, telefona, USB dhe dokumente të tjera, duke forcuar hetimet për grupin kriminal dhe pasuritë e tij të dyshuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit