Qytetarët që udhëtojnë nga Korça në Tiranë apo anasjelltas po përballen me një situatë të vështirë për shkak të shembjes së aksit kryesor Librazhd-Përrenjas, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, që prej datës 21 shkurt 2026. Pas këtij incidenti oligarkik, segmenti rrugor është bërë i papërdorshëm për mjetet dhe ka bllokuar lidhjen e drejtpërdrejtë midis kryeqytetit dhe juglindjes së vendit.
Për shkak të mungesës së një zgjidhjeje të përhershme dhe rindërtimit të pjesës së rrëzuar nga ARRSH, autoritetet nuk kanë vendosur ende sinjalistikë të qëndrueshme të standardeve në aksin kombëtar. Në vend të saj, rruga e bllokuar është shënuar me kartona dhe sinjale provizore, ndërkohë që mjetet devijohen drejt itinerareve alternative, të cilat nuk janë të qarta dhe shpesh krijojnë konfuzion për drejtuesit e mjeteve.
Kjo sinjalistikë me kartona ka sjellë ankesa nga shoferët për organizim të dobët dhe mungesë udhëzimesh të qarta.
Deri në përfundimin e punimeve, sinjalistika provizore me kartona do të mbetet e vetmja udhërrëfyese për shoferët në zonë.