Banorët e fshatit Selitë, në Cërrik, kanë ndërmarrë vetë shtrimin e rrugës së fshatit, për shkak të mungesës së ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse.
Sipas mesazhit të dërguar nga një qytetar, banorët janë detyruar të organizohen dhe të kontribuojnë vetë për përmirësimin e infrastrukturës, ndërsa shprehen të zhgënjyer ndaj autoriteteve lokale dhe qendrore, të cilat – sipas tyre – nuk kanë marrë masa për sistemimin e rrugës.
Qytetari thotë se është detyra e institucioneve përgjegjëse të reagojnë dhe të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të infrastrukturës në zonë pasi banorët janë taksapagues të rregullt dhe meritojnë shërbime të denja.
Mesazhi i qytetarit:
Prsh shiko ca bejn banort shperndaj pak ta shohin keta qeveritaret e ton Fshati selite elbasan bashkia cerrik. Banoret shtrojne vete rrugen se qeveritaret w kane mendjen te “shtrojne rruge” te tjera.