Ekstradohet sot nga Dubai i forti i Niklës, Durim Bami!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.02.2026, 09:57

Durim Bami pritet të ekstradohet sot nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, ekstradimi vjen pas bashkëpunimit me autoritetet e Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa ndaj 47-vjeçarit nga Nikla rëndojnë akuza të rënda si “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Masa e sigurisë “Arrest në burg” është caktuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në maj 2024.

Bami, i konsideruar si pjesë e bandës së Niklës, u arrestua fillimisht në qershor 2024 në Dubai, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të operacionit “Revansh”. Arrestimi u realizua falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dabi. Ai u lirua përkohësisht nga gjykata në Emirate me kusht paraqitjeje, por pas mosrespektimit të thirrjeve të autoriteteve lokale, u arrestua sërish në tetor 2024, duke humbur më pas betejën gjyqësore kundër ekstradimit.

Aktualisht, çështja penale ndaj tij është përfunduar dhe dërguar për gjykim nga SPAK. Ndër akuzat më të rënda janë sigurimi i kushteve për vrasjen e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, si dhe për atentate të tjera të dyshuara në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Me mbërritjen në Shqipëri, Bami pritet të përballet me drejtësinë shqiptare, ndërsa nëse shpallet fajtor, rrezikon një dënim të gjatë me burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit