Ballkani Perëndimor një hap më pranë heqjes së tarifave roaming me BE!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.02.2026, 08:59

Shqipëria është një hap më pranë heqjes së tarifave roaming me Bashkimi Evropian, pasi Komisioni Evropian propozoi hapjen e negociatave për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në regjimin “Roam like at home”. Krahas Shqipërisë, në këtë proces pritet të përfshihen edhe Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Megjithatë, hapja zyrtare e negociatave kërkon fillimisht miratimin nga 27 shtetet anëtare të BE-së.

Skema “Roam like at home” u mundëson qytetarëve të kryejnë telefonata, të dërgojnë SMS dhe të përdorin internet celular jashtë vendit me të njëjtat tarifa si në vendin e origjinës, pa kosto shtesë. Kjo nismë synon të eliminojë faturat e larta dhe të papritura gjatë udhëtimeve, duke lehtësuar lëvizjen, komunikimin dhe aktivitetet ekonomike ndërkufitare mes vendeve të rajonit dhe BE-së.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi në një postim në platformën X se tarifat e roaming-ut mbeten problem në gjithë Ballkanin Perëndimor, sidomos për punëtorët ndërkufitarë dhe familjet që komunikojnë me të afërmit jashtë vendit. Sipas saj, faturat surprizë nuk janë më të pranueshme në BE dhe zgjerimi i kësaj skeme drejt rajonit përbën një hap konkret drejt integrimit dhe afrimit me standardet evropiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit