Humb jetën 68-vjeçari i aksidentuar në Vlorë, pas disa ditësh në gjendje kome

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.02.2026, 22:05

Ka ndërruar jetë 68-vjeçari me inicialet H.O., i cili u aksidentua pak ditë më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë, pasi u përplas nga një automjet tip “Audi”.

I moshuari kishte mbetur i plagosur rëndë si pasojë e përplasjes dhe u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi për disa ditë në gjendje kome nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, 68-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe tek banorët e zonës, të cilët shpesh kanë ngritur shqetësimin për sigurinë rrugore në këtë segment të frekuentuar të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit