Papa Leo XIV thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.02.2026, 21:48

Gjatë një takimi me klerin e Dioqezës së Romës, Papa Leo XIV u ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë priftërinjve: të mos përdorin inteligjencën artificiale për të hartuar predikimet e tyre.

Ati i Shenjtë paralajmëroi për “tundimin” e delegimit të predikimit te teknologjia, duke theksuar se mbështetja e tepërt te mjete si ChatGPT rrezikon të dëmtojë formimin personal dhe shpirtëror të klerikëve.

“Nëse nuk e stërvit mendjen tënde, ajo do të atrofizohet”, u shpreh Papa, duke nënvizuar se përgatitja e një predikimi nuk është thjesht një proces teknik, por një ushtrim reflektimi, lutjeje dhe përgjegjësie shpirtërore.

Sipas tij, inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet ndihmës, por nuk mund të zëvendësojë përvojën personale të besimit dhe dëshminë e drejtpërdrejtë të një prifti përballë besimtarëve.

“IA nuk do të jetë kurrë në gjendje të predikojë besimin”, theksoi Papa, duke shtuar se Krishterimi nuk lidhet me recitime formale apo tekste të gatshme, por me një marrëdhënie të gjallë dhe autentike me Zotin.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur përdorimi i inteligjencës artificiale po zgjerohet me shpejtësi në shumë fusha të jetës, përfshirë komunikimin, arsimin dhe madje edhe edukimin fetar.

Mesazhi i Papës është i qartë: teknologjia mund të ndihmojë, por besimi nuk shkruhet me inteligjencë, ai jetohet dhe dëshmohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit