Policia dhunon protestuesit në Rrjoll, disave u bien të fikët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.02.2026, 16:55

Tensioni në Baks-Rrjoll, në Shkodër, po përshkallëzohet dita-ditës, ndërsa banorët vijojnë protestën kundër ndërtimit të resortit nga biznesmeni Bashkim Ulaj përmes kompanisë Gener 2. Në vend që të dëgjojë shqetësimet e komunitetit, shteti ka zgjedhur të përgjigjet me prani të shtuar policore dhe përplasje fizike.

Forcat e Policia e Shtetit, së bashku me policinë private që ruan kantierin, janë vënë përballë banorëve që kërkojnë ndalimin e punimeve. Pamjet dhe dëshmitë nga terreni flasin për shtyrje, tension dhe përdorim force ndaj qytetarëve që mbrojnë tokën e tyre. Në një moment të përplasjes, disa protestues janë ndjerë keq dhe kanë rënë në tokë si pasojë e forcës së ushtruar nga policia.

Qytetarët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa situata mbetet e ndezur. Kujtojmë se pak ditë më parë Apeli shpalli pronar të tokës një nga familjet duket hedhur poshtë Ulajn por mesa duket Proda nuk ka ndërmend ta lëshoj oligarkut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit