Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, vihet nën hetim mjeku në Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.02.2026, 16:14

Një mjek në Spitali Rajonal i Durrësit është vënë nën hetim pas vdekjes së një foshnjeje vetëm pak orë pas lindjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bëjnë me dije se materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit I. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek pranë këtij spitali.

Procedimi ka filluar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A. B., e cila ka deklaruar se më 19 shkurt 2026 ka sjellë në jetë foshnjën e saj në maternitetin e spitalit. Sipas denoncimit të saj, për shkak të neglizhencës së pretenduar nga ana e mjekut, e porsalindura ka ndërruar jetë disa orë pas lindjes.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit