10 vepra qe nuk e prishin agjërimin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.02.2026, 16:45

Çfarë nuk e prish agjërimin?

1- Ngrënia dhe pirja nga harresa.

2- Përdorimi i misvakut dhe larja e dhëmbëve me furçë.

3- Shpëlarja e gojës dhe e hundës për abdes dhe larja e trupit.

4- Hixhameja (nxjerrja e gjakut me kupa) dhe dhënia e gjakut për analiza.

5- Ejakulimi në gjumë.

6- Agjërimi nuk prishet nëse agjëruesi provon shijen e gjellës (pa e gëlltitur atë), apo i merr erë parfumit.

7- Agjërimi nuk prishet nëse përdor ilaçe me pika në vesh apo në sy (edhe nëse e ndjen shijen e ilaçit në fyt), si dhe nuk prishet nga vendosja e ilaçit mbi plagë.

8- Agjërimi nuk prishet nëse përdor ilaçe nga anusi apo organi gjenital, qoftë kjo për temperaturë apo për arsye tjetër.

9- Përdorimi i makjazhit dhe lyerja e syve nuk e prishin agjërimin.

10- Agjëruesit i lejohet të bëjë çdo gjë që i lehtëson agjërimin, si psh: qëndrimi në hije, larja e trupit apo e disa pjesëve të tij me ujë të ftohtë, shpëlarja e gojës etj.

Flladi i një muaji të begatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit