Një operacion i gjerë kontrolli është zhvilluar mëngjesin e së mërkurës në Burgun e Domokos nga autoritetet greke, të njohura ndryshe si “FBI-ja greke”. Gjatë kontrolleve në ambientet e institucionit janë zbuluar dhe sekuestruar armë të ftohta të improvizuara si dhe pajisje telefonike celulare.
Pas operacionit, Nëndrejtoria për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimeve në Lamia ka nisur hetim ndaj disa të burgosurve për shkelje të legjislacionit mbi armët dhe të masave për garantimin e sigurisë dhe paqes sociale.
Mediat raportojnë se mes të proceduarve penalisht janë: Dashamir Cobo, 56 vjeç nga Vlora; Andon Dvorani, 61 vjeç nga Korça; Nikoll Nikolli alias Anton Gjoka, 48 vjeç; Enton Ceku, 55 vjeç nga Tirana; Gentian Isufi, 49 vjeç nga Memaliaj; Andi Selim, 44 vjeç; Alban Xhebexhiu alias Franko Sharka, 35 vjeç, si dhe një shtetas sirian dhe një rumun.
Operacioni u realizua me mbështetjen e oficerëve të ekipeve operative të DAOE, forcave speciale EKAM dhe Nën-Drejtorisë së Lamias për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimeve. Kontrollet u shtrinë në 40 qeli, të shpërndara në dy krahë të burgut, si edhe në ambientet e përbashkëta.
Gjatë kontrollit u sekuestruan:
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si sendet e ndaluara janë futur brenda institucionit penitenciar.