Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 14:00 pranë mbikalimit të Patokut, në superstradën Milot-Fushë Krujë.
Sipas të dhënave paraprake, një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka humbur jetën ndërsa udhëtonte me motoçikletë. Dyshohet se ai po lëvizte në krahun e kundërt të rrugës kur është përplasur nga një kamion që udhëtonte në drejtim të Lezhë, duke sjellë pasoja fatale.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.