Meta krijon klonin digjital që poston edhe pas vdekjes sonë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.02.2026, 15:58

Meta ka marrë një patentë për një teknologji të re të inteligjencës artificiale që mund të krijojë një “klon digjital” të përdoruesve të rrjeteve sociale. Ky sistem teorikisht mund të vazhdojë aktivitetin e tyre online edhe pas vdekjes, duke postuar foto, video, mesazhe dhe komente, si dhe duke ndërvepruar me ndjekësit, duke imituar mënyrën e tyre të të shkruarit dhe sjelljes. Patenta u miratua në dhjetor dhe përshkruan një model që përdor historikun e përdoruesve për të ruajtur stilin dhe prezencën e tyre online.

Teknologjia mund të krijojë përmbajtje të re dhe të përgjigjet në mesazhe private, madje edhe për influencerët, duke vazhduar të komunikojë me ndjekësit në mënyrë të ngjashme me stilin e tyre. Përveç postimeve, sistemi mund të simulojë edhe thirrje audio dhe video, duke i dhënë përdoruesve që ndërveprojnë një ndjesi më reale se po komunikojnë me personin e vërtetë.

Megjithatë, Meta ka sqaruar se nuk ka plane të përdorë këtë teknologji për të postuar në emër të përdoruesve të ndjerë. Zëdhënësi i kompanisë theksoi se patentat shërbejnë vetëm për të mbrojtur idetë dhe konceptet, dhe jo për t’i përdorur menjëherë në praktikë. Ideja ka ngritur debate mbi etikën, privatësinë dhe pasurinë digjitale të individëve pas vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit