SI SOT/ Arlinda Pogaj vodhi shqiptarët dhe gostiti Nikolin Jakën me miliarda, kur do flasë SPAK?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.02.2026, 15:30

Më 25 shkurt 2025 u denoncua publikisht një tender me vlerë rreth 3.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Policinë e Shtetit dhe Akademinë e Sigurisë, i zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, institucion i drejtuar në atë kohë nga Arlinda Pogaj. Fondi limit ishte 279,087,728 lekë të reja pa TVSH, ndërsa fituese u shpall kompania “SORI-AL” shpk, në pronësi formale të Alma Tafanit. Sipas denoncimit, përfitues “de facto” përmendej bashkëshorti i saj, Nikolin Jaka.

Oferta fituese rezultoi 276,180,696 lekë pa TVSH, ose 98.96% e fondit limit, çka u interpretua si mungesë gare reale. Në procedurë morën pjesë tre kompani, por vetëm “SORI-AL” paraqiti ofertë ekonomike, ndërsa dy të tjerat nuk dorëzuan vlerë financiare. Ky fakt u cilësua si tregues i një gare formale, ku konkurrenca ekzistonte vetëm në dokumente. Deri më sot, nuk ka një vendim gjyqësor që të provojë pretendimet për shkelje apo përgjegjësi penale të personave të përmendur.

Një vit më pas, më 25 shkurt 2026, kjo çështje mbetet pa një reagim të qartë institucional dhe pa informacion publik për ndonjë verifikim të thelluar. Në një kohë kur abuzimi me fondet publike është në fokus të debatit publik, lind natyrshëm pyetja, kur do të nisë një hetim nga SPAK, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për këtë tender dhe për dyshimet e ngritura?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit