e-Albania lë sërish në baltë shqiptarët, portali jashtë funksionit prej disa javësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.02.2026, 14:42

Qytetarë të shumtë po hasin vështirësi në aksesimin e portalit qeveritar E-Albania.

Disa prej tyre raportojnë se prej disa ditësh nuk mund të hyjnë për të shkarkuar dokumente të rëndësishme, ndërsa të tjerë thonë se portali hapet por s’mund të kryesh asnjë veprim.

Një qytetar i cili i është drejtuar redaksisë tonë shprehet se ka tentuar për më shumë se dy javë të hyjë në portal, pa sukses. Një qytetar tjetër nga Durrësi tregon se portali nuk hapet prej një jave dhe kjo i ka shkaktuar mjaft probleme me dokumentet.

Mosfunksionimi i portalit po shkakton shqetësim dhe vështirësi për qytetarët që varen nga shërbimet online të administratës, ndërsa institucionet përkatëse nuk japin asnjë sqarim zyrtar për shkaqet dhe kohën e rikthimit të funksionimit normal.

Qytetarët presin një përgjigje sa më të shpejtë për të zgjidhur këtë problem që po i pengon në kryerjen e detyrimeve dhe marrëveshjeve të përditshme.

Denoncimi 1:

Pershendetje! Kam me shume se 2 jave qe tentoj te hy ne aplikacioni e E-albania dhe nuk funksionon . Me duhet per te shkarkuar dokumentacione dhe nuk po mundem dot. Ju lutem a mund ta postoni, se mbase duke e pare tek ju, e bejn qe te funksionoj dhe ne te gjejme zgjidhje se spo dim ku te perplasemi.

Denoncimi 2:

Jaqalbania pershendetje, doja tju pysja per faqen e-albania nga Durresi u ben nje jave qe nuk hapet si faqe nuk punon, nuk e di vetem per mua apo dhe per te tjere nuk hapet, faleminderit po u interesuat Respekte

Denoncimi 3:

Mirmengjesi JOQ! Po e nis mengjesin me nje situat aspak te mire si per mua si per te gjith shqipetaret me duhej me patjeter nje dokument per dicka dhe realisht po me prish shum pun. si dreqin do funksionoj kjo gje cfar do behet me shqipetaret e shkret,e-albania nk funksionon ku do drejtohemi ne si popull per kte problem ku dreqin do gjejm zgjidhje. jam i sigurt qe per te gjith ne esht ky problem po na prish shum pune se cdo gje e kan bo elektronike qe i marte mortja megjith kto e-albaniat e leshit qe na ka nxjerr

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit