Furgoni “harron” derën hapur, ecën me shpejtësi në kthesa

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.02.2026, 15:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të ndarë një ngjarje shqetësuese me të cilën është përballur teksa udhëtonte në aksin Elbasan-Librazhd.

Një furgon është parë duke lëvizur me derën e pasme të hapur, duke krijuar shqetësim për sigurinë e automjeteve të tjera. Pamjet e regjistruara tregojnë se dera e furgonit nuk është mbyllur si duhet, gjë që rrit rrezikun e rënies së sendeve të ngarkuara dhe aksidenteve në rrugë.

Më shqetësuese është se mjeti lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme, edhe në kthesa të mprehta, duke e bërë situatën potencialisht fatale për këdo që ndodhet pranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit