Vrasja e Çajup Selimit me urdhër të Laert Haxhiut, dëshmon i afërmi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.02.2026, 14:49

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua seanca për vrasjen e Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur më 1 qershor 2021 në Tepelenë. Si dëshmitar u paraqit kushëriri i viktimës, Leonard Selimi, i cili deklaroi se në momentin e krimit ndodhej në banesë dhe nuk kishte dëgjuar të shtëna. Ai tregoi se një nga plumbat kishte hyrë në apartamentin e tij, duke rrezikuar jetën e vajzës dhe bashkëshortes.

Leonardi dëshmoi se kishte dalë menjëherë jashtë pasi plumbi depërtoi në shtëpi dhe ishte përpjekur t’i jepte ndihmën e parë kushëririt, por pa rezultat. “Pashë që i dilte gjak nga goja, nuk reagonte fare”, tha ai, duke shtuar se arsyet e ngjarjes i mësoi më vonë nga mediat. Sipas tij, Çajupi ishte person i qetë dhe punëtor, që merrej me tregtinë e çimentos, ndërsa kishte dëgjuar se kishte pasur konflikt me tre persona nga fshati.

Për këtë vrasje ka dëshmuar edhe i penduari i drejtësisë, Artur Tafani, i cili ka deklaruar se krimi ishte kryer me porosi të Laert Haxhiut kundrejt pagesës 25 mijë euro. Sipas tij, pas ekzekutimit arma e përdorur u hodh në Lumi Vjosë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit