Rrezikon të zhduket, pelikani kaçurrel zbukuron liqenet e Belshit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.02.2026, 13:59

Në rrjetet sociale po qarkullon një pamje e rrallë dhe mbresëlënëse nga liqenet karstike të Belsh, ku tufa të shumta të Pelikani kaçurrel kanë mbuluar sipërfaqen e ujërave, duke e kthyer zonën në një spektakël të vërtetë natyror. Video e publikuar nga fotografi Xhaferri tregojn shpendët madhështorë duke notuar dhe gjuajtur në qetësi, ndërsa prania e tyre po e forcon edhe më shumë profilin e Belshit si një destinacion i dashur për adhuruesit e natyrës.

I konsideruar si një nga shpendët më të mëdhenj në Evropë, pelikani kaçurrel mahnit me përmasat e tij, me hapje krahësh që arrin deri në 3.2 metra dhe me tiparet karakteristike, si puplaja në nuanca të bardha e gri dhe ngjyra e kuqe e theksuar në pjesën e poshtme të sqepit gjatë periudhës së folezimit. Në Shqipëri, kjo specie folezon vetëm në Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, ndërsa përdor për ushqim dhe pushim edhe zona si Liqeni i Shkodrës, Vjosë-Nartë dhe Liqeni i Prespës. Prania e tyre në Belsh konsiderohet një lëvizje e përkohshme në kërkim të kushteve më të favorshme ushqimore.

Kjo specie mban statusin “i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje” në vendin tonë, çka e bën çdo shfaqje të saj një lajm të rëndësishëm për biodiversitetin. Prej vitit 2014, organizata PPNEA, në bashkëpunim me ADZM Fier dhe me mbështetjen e Noe Conservation dhe EuroNatur, ka ndërmarrë masa konkrete për mbrojtjen dhe rimëkëmbjen e popullatës së pelikanit kaçurrel, përfshirë mirëmbajtjen e ishullit të folezimit dhe ndërtimin e platformave të reja për riprodhim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit