Një situatë shqetësuese është raportuar nga një qytetar në Rrilë, njësi administrative në Lezhë, ku disa shtylla elektrike rezultojnë të rrëzuara, ndërsa telat qëndrojnë shumë poshtë me tokën.
Sipas denoncimit të qytetarit, telat janë aq poshtë sa “edhe një fëmijë 8-vjeçar mund t’i arrijë”, duke krijuar rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e banorëve, veçanërisht të fëmijëve.
Banorët e zonës apelojnë për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të riparuar dëmet dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë.
Shpeshherë zona e Rrilës përballet me probleme të energjisë elektrike dhe amortizimi i rrjetit elektrik e bën edhe më shqetësuese situatën.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje! Shtyllat e rrezuara ne rril te lezhes telat shum posht sa edhe nje femi 8 vjet mund ti arrije