Një kontribut i vogël nga ju, një shans i madh për Drilonin 19-vjeçar!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.02.2026, 13:38

*Kushdo që ka mundësi të kontribuojë përmes numrit të llogarisë bankare IBAN: AL7120511162011391CLIDCLALL0 ose të kontaktojë në numrin e telefonit +355 68 878 6237

Në një dhomë të spitalit të Traumës, prej tre muajsh, 19-vjeçari Drilon Allaraj po përballet me betejën më të vështirë të jetës së tij. Pas një aksidenti të rëndë, ai ndodhet i shtrirë në shtrat, nën kujdesin e mjekëve, duke luftuar çdo ditë për t’u rikthyer në këmbë. Ëndrrat e një të riu që duhet të jetonte ditët më të bukura të rinisë, sot janë zëvendësuar nga dhimbja dhe shpresa për shërim.

Nëna e tij, me zemrën e thyer por me besim të palëkundur, kërkon ndihmën e çdo shqiptari. Ajo rrëfen se mundësia e vetme për një trajtim më të specializuar është jashtë vendit, por familja nuk ka asnjë mundësi financiare për ta përballuar këtë sfidë. Çdo ditë që kalon është një sfidë e re, ndërsa shpresa mbetet e vetmja forcë që i mban në këmbë.

Sot, kjo familje ka nevojë për solidaritetin dhe zemrën e madhe të shqiptarëve. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëhet një hap drejt shërimit të Drilonit dhe rikthimit të tij në jetë, pranë miqve e bashkëmoshatarëve. Le të bashkohemi për t’i dhënë këtij të riu mundësinë që të buzëqeshë sërish dhe të ndërtojë të ardhmen që meriton.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit