Banorë të zonës së Babrrusë shprehen të pakënaqur me mënyrën se si po kryhen “punimet” për shtrimin e asfaltit në rrugën kryesore.
Sipas një qytetari që ka raportuar për redaksinë tonë, ndërhyrjet në rrugë nuk kanë sjellë asnjë përmirësim real të infrastrukturës. Ai thotë se për momentin Babrruja nuk ka asnjë ndryshim me Kabulin e largët dhe të varfër.
Sipas tij, gropat në rrugë po mbushen me zhavorr dhe vetëm me ndonjë lopatë asfalt, pa u kryer një rikonstruksion i plotë dhe cilësor.
Banorët pretendojnë se rruga po arnohet vetëm për sy e faqe, pa zgjidhur problemin e amortizimit dhe dëmtimeve të thella.
Ata kërkojnë ndërhyrje serioze dhe investim të mirëfilltë, në mënyrë që rruga të jetë sipas standardeve të duhura dhe e sigurt për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.