Shuhet Zhani Ziçishti, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.02.2026, 11:05

Kinematografia shqiptare ka humbur një prej figurave të saj të dashura. Në moshën 86-vjeçare është ndarë nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçishti. Lajmi u bë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, duke vlerësuar vitet e gjata të përkushtimit, pasionit dhe profesionalizmit që ai i dhuroi teatrit dhe filmit shqiptar.

Ziçishti do të kujtohet për kontributin e tij të vyer në skenë dhe në ekran, si edhe për rolet që lanë gjurmë në një periudhë të rëndësishme të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Ai interpretoi në filma të njohur si Mesi i errësirës, Përballimi dhe Asgjë nuk harrohet, duke ndërtuar një profil artistik të vlerësuar nga publiku dhe kritika.

Homazhet në nder të tij do të mbahen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë, ku artdashës, kolegë dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit