Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një problematikë serioze në aksin rrugor Pogradec–dogana Tushemisht, ku prej disa muajsh ka rënie të vazhdueshme gurësh në rrugë.
Sipas denoncuesit, gurët që përfundojnë në asfalt përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për automjetet dhe të gjithë përdoruesit e kësaj rruge, ndërkohë që, sipas tij, asnjë institucion përgjegjës nuk ka ndërhyrë për pastrimin apo sigurimin e segmentit.
Banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të parandaluar aksidente të mundshme dhe për të garantuar sigurinë në qarkullim.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Prej disa muajsh ky problem ku ne rrugen Pogradec-dogana Tushemisht ka renie te vazhdueshme guresh, te cilet asnje insititucion nuk i pastron apo reagon. Dicka teper e rrezikshme per automjetet dhe gjithe perdoruesit e kesaj rruge! Ju lutem anonim.