7-vjeçari kishte dalë për të lypur, përplasja e dytë rezultoi fatale

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.02.2026, 10:30

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur të martën në zonën e Treshit, në Tirana, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur semafori ka kaluar në jeshile për automjetet. Sipas të dhënave paraprake, Tomorr Shukulli i ka dhënë disa monedha të miturit, por ato i kanë rënë në tokë. Teksa fëmija ka dalë përpara mjetit për t’i mbledhur, semafori është ndezur dhe automjeti i parë e ka prekur. Goditja fatale dyshohet se ka ardhur nga makina e dytë që lëvizte pas, duke e lënë të miturin poshtë rrotave.

55-vjeçari ka ndaluar menjëherë mjetin pasi ka dëgjuar thirrjet e kalimtarëve, ndërsa drejtuesja e automjetit tjetër, 42 vjeçe, është larguar nga vendngjarja. Shukulli e ka transportuar fëmijën drejt Spitalit të Traumës dhe fillimisht ka deklaruar se nuk ka qenë ai që e ka përplasur, por se kishte reaguar pasi kishte dëgjuar britmat dhe kishte parë të miturin të shtrirë në rrugë.

Dinamika e plotë e aksidentit është zbardhur përmes kamerave të sigurisë dhe dëshmive në vendngjarje. Pak orë më vonë është siguruar edhe një pamje e qartë filmike që tregon momentet e përplasjes. Sipas dyshimeve, në çastin e aksidentit 7-vjeçari ndodhej në rrugë duke lypur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit