Të premten fillon gjykimi i dytë për Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.02.2026, 10:09

Të premten do të jetë seanca gjyqësore për rastin e dytë të ish-presidentit, Hashim Thaçi në Hagë.

Thaçi në rastin e dytë së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin akuzohen se kanë për pengim të administrim të drejtësisë.

Këto aktakuza ndaj Kilajt, Smakaj, Fazliun dhe Kuçin u konfirmuan me 5 dhe 6 dhjetor të vitit 2024.

Kuçit i ishte mundësuar mbrojtja në liri, kurse Kilaj, Smakaj dhe Fazliu u mbajtën në paraburgim deri në shkurt të këtij viit. Kurse, tash do të mbrohen në liri.

Të gjitha janë deklaruar të pafajshëm.

Seanca e së premtes do të filloj në ora 09:30.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit