Shqipëria është zgjuar këtë të mërkurë nën ndikimin e një moti të pazakontë, me mjegull të dendur që ka përfshirë një pjesë të madhe të territorit.
Në kryeqytet, mjegulla ka qenë e pranishme pothuajse në çdo zonë, ndërsa temperaturat kanë mbetur të ulëta që në orët e para të mëngjesit. E njëjta situatë është raportuar edhe në qytete të tjera të vendit.
Edhe Fierit nuk i ka shpëtuar kjo situatë. Qyteti është zgjuar i mbuluar nga një shtresë e dendur mjegulle, e cila ka sjellë vështirësi të ndjeshme në qarkullimin e mjeteve.
Në disa akse rrugore brenda qytetit, si dhe në hyrje-daljet kryesore, dukshmëria ka qenë e reduktuar ndjeshëm, duke detyruar drejtuesit e automjeteve të lëvizin me kujdes dhe me shpejtësi të ulët.