Epstein i ofroi modeles shqiptare avion privat dhe Mercedes 100 mijë euro

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.02.2026, 09:44

Emri i modeles shqiptare Misse Beqiri është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi përmendet në dosjet e lidhura me financierin amerikan Jeffrey Epstein. Raportimet e mediave britanike hedhin dritë mbi një takim të vitit 2011, duke rikthyer interesin publik mbi rrethanat dhe kontaktet e asaj periudhe.

Sipas raportimeve, Epstein kishte shfaqur interes të madh për modelen, duke i ofruar udhëtim me avion privat drejt Parisit për një sfilatë mode, si edhe premtimin për t’i dhuruar një Mercedes me vlerë rreth 100 mijë euro. Thuhet se ai ishte mahnitur pas saj dhe kishte tentuar ta afronte përmes ofertave luksoze dhe premtimeve për mbështetje në karrierë.

Përmendja e saj në dokumente ka rindezur debatet në opinionin publik, ndërsa theksi vihet te ofertat ekstravagante që, sipas burimeve, iu bënë në atë kohë. Rasti ka sjellë sërish në vëmendje mënyrën se si Epstein ndërtonte marrëdhënie përmes ndikimit financiar dhe stilit të jetesës luksoze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit